MEDIA
Synon Kupën e Kosovës
20 October, 2016 @23:49
Trajneri i ri i Dritës, Ismet Munishi, në një intervistë të dhënë për KTV-në ka thënë se synim real i klubit tash është Kupa e Kosovës.
Ai nuk e ka vënë në pyetje shpëtimin e ekipit nga rënia përkundër se ekipi gjendet në fund të tabelës.
“Jo vetëm unë, secili trajner nuk do ta kishte problem që ta shpëtojë Dritën. Nuk është se po shkoj për ta shpëtuar ekipin, por për ta ngritur në nivele më të larta. Do të konsolidohemi që ta ngrisimin ekipin në rrugë për ta marrë trofeun e vetëm të mundshëm, që është reale, Kupa e Kosovës. Ky është objektivi,” ka thënë ndër të tjera trajneri prishtinas, Munishi.
Munishi këtë stinor nuk ka qenë i angazhuar deri tash. Ai më parë ka drejtuar Kosovën e Vushtrrisë, duke e bërë kampion, ndërsa më pas udhëhoqi edhe Hajvalinë.
Drita këtë fundjavë do të luaj ndaj Drenicës në “Bajram Aliu” të Skenderajt, që do të jetë ndeshja debutuese për Munishin në krye të ekipit.