Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DËMET DUHET T'I PAGUAJË KAMPIONI

KA refuzon ankesën e Ballkanit! Duhet të pagohen dëmet në “Zahir Pajaziti”

KA refuzon ankesën e Ballkanit! Duhet të pagohen dëmet në “Zahir Pajaziti”


15 April, 2023 @14:21

As Komisioni për Ankesa (KA) i shkallës së dytë nuk ka bërë më shumë për Ballkanin, që pas ankesës aty, ka marrë refuzimin e radhës. Ka mbetur në fuqi vendmimi i Komisionit Disiplinor (KD) që obligon kampionin aktual të Kosovës pë paguajë 1 mijë euro gjobë, dënim për dëmtimin e më shumë se 150 ulëseve në “Zahir Pajaziti”, dëmtimin e kombit të “VAR”-it, dëmtimin e kombit të transmetimit të “Art Motion”.

Kështu, KA i shkallës së dytë ka konstatuar se vendmimi i KD-së vërtetohet, ndërsa ankesa e FC Ballkani refuzohet si e pabazuar. Mëposhtë, Vendmim i plotë i KA-së:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Ballkani” me nr Reference 1297/1 datë 07.04.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 22.03.2023. Komisioni Disiplinor – shkalla e parë për shkak të inicidentit në ndeshjen e xhiros së 25-të të Albi Mall Superligës, LLapi-Ballkani ,  ka dënuar FC “Ballkani” me gjobë prej 1000 euro si dhe dënoj për dëmtimin e më shumë se 150 ulëseve në tribunat e stadiumit “ Zahir Pajaziti “ , dëmtimin e kombit të VAR-it si dhe kombit të transmetimit të ART Motion) . FC “Ballkani“ , obligohet ta paguajë dëmin në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuar nga FC “ LLapi” ( shuma e paraparë e pagesës së shënuar në fatura së bashku me vendim I dërgohet FC “Ballkani“). Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:VENDIM Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.04.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e pare 22.03.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e FC“ Ballkani ” refuzohet si e pabazuar.ARSYETIM Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në të gjitha të dhënat dhe materialet e disponuara nga Komisioni i Garave dhe Komisioni Disiplinor-shkalla e parë si dhe deklaratave të personave zyrtar të ndeshjes konsttatoj se vendimi i Komisioni Disiplinor – shkalla e parë është i drejtë dhe mbetet në fuqi.


 
Të gjitha lajmet nga