KOMBËTARJA

Kaçe e Salihi të gatshëm për Islandën
9 September, 2013 @12:20
Ergys Kaçe dhe Hamdi Salihi i kanë tejkaluar problemet që i kishin me lëndime.
Kaçe nuk ishte stërvitur me ekipin për shkak të lëndimit të kofshës, kurse Salihi kishte lënë seancën në gjysmë pas ndrydhjes së gishtit.
“Jam mirë, nuk ndiej më dhimbje,” ka thënë Kaçe, raportohet nga Panorama Sport.
Në ndeshjen ndaj Islandës, e cila do të luhet nesër, Kaçe dhe Salihi me shumë gjasë do ta fillojnë si titullarë.