Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBËTARJA

Na mundi eurogoli

REUTERS/ Arben Celi

Na mundi eurogoli


6 September, 2013 @23:23

Kombëtarja e Shqipërisë u mposht me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen ndaj Sllovenisë, e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Botërorit, Brazil 2014.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën 19’ kur mesfushori i Salzburgut, Kevin Kampl me një goditje të bukur nga distanca e mposhti portierin tonë, Etrit Berishën.

Pjesën e dytë të ndeshjes Shqipëria e nisi furishëm, mirëpo restet e realizuara nuk e ndryshuan rezultatin.

As ndërimi i formacioni të De Biasit në dy sulmues duke e inkuadruar Hamdi Salihin dhe debutuesin, Agon Mehmetin, nuk dhanë rezultat.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria ka rënë në pozitën e tretë në grup, derisa ate e ka tejkaluar Norvegjia e cila e mposhtin Qipron me rezultat 2-0.

Pas katër ditësh Shqipëria do të përballet me Islandën në kryeqytetin islandez, Rejkjavik.



Tabela aktuale e grupit E

1 Zvicra +7 15 pikë
2 Norvegjia +2 11 pikë
3 Shqipëria O 10 pikë
4 Islanda -1 10 pikë
5 Sllovenia -1 9 pikë
6 Qipro -7 4 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria