Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NANI

Edhe 5 vjet në Old Trafford

REUTERS

Edhe 5 vjet në Old Trafford


5 September, 2013 @18:42

Spekulimet e shumta se mesfushori i krahut, Luis Nani, do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit, kanë marrë fund. Portugezi ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me djajtë e kuq, që do të thotë se do të mbetet në Old Trafford deri në vitin 2018.

“Jam shumë i kënaqur që Nani ka rinënshkruar për pesë vitet e ardhshme,” ka thënë trajneri i Unitedit, David Moyes.

Portugezi Nani është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2007, kur ishte transferuar nga skuadra Sporting Lisbon.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League