BAVARIA

REUTERS
Bayerni në telashe
4 September, 2013 @23:57
Ekipi bavarez, Bayern Munchen, është në telashe të mëdha me lëndimin e futbollistëve.
së fundi listës së të lënduarve i është shtuar edhe emri i spanjollit, Javi Martinez, i cili është operuar dhe pritet të mungojë rreth një muaj.
“Në 20-30 minutat e para nuk kam pasur asnjë dhimbje, mirëpo më pas filluan të rriten dhimbjet,” ka thënë Martinez i cili ishte lënduar në ndeshjen e fundit përgatitore me përfaqësuesen e Spanjës.
Përveç mesfushorit spanjoll, Bayerni për një kohë nuk do të mund të llogarit as për Thiago Alcantaran, Bastian Schweinsteigerin, Arjen Robbenin, Holger Badstuber dhe Mario Gotzen, të cilët po ashtu janë të lënduar.