REAL MADRID

RUETERS
Nuk ka garancion për Bale-in
4 September, 2013 @10:57
Si çdo futbollist tjetër, edhe Gareth Bale duhet të luftojë që të luaj si titullar në Real Madrid. Kështu së paku thotë ndihmës trajneri i madrilenëve, Paul Clement.
”Është një konkurrencë e madhe për çdo pozitë dhe askush nuk do të ketë garancion për të luajtur. Trajneri Carlo Ancelotti i ka planet e tij se si mund ta shfrytëzojë Bale-in, por gjërat mund të ndryshojnë,” ka thënë Clement për BBC Sport.
Gareth Bale është transferuar në Real nga Tottenhami për dëmshpërblim rekord prej 100 milionë eurove.