KOMBËTARJA

Në duart e FIFA-së!
3 September, 2013 @19:10
Megjithëse i ka përfshirë në listën e 28 lojtarëve, përzgjedhësi italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi, mund t’i mos ketë në dispozicion Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin, Vullnet Bashën dhe Agon Mehmetin.
Kjo katërshe është duke pritur lejen speciale nga FIFA, për t’u veshur kuqezi.
Abrashi, Gashi dhe Basha kanë debutuar për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Armenisë, ndeshje kjo e cila nuk kërkonte leje për lojë nga FIFA pasi që ishte miqësore, derisa sulmuesi 23 vjeçar, Agon Mehmeti, do ta pret lejen e FIFA-së për debutim.
Kombëtarja shqiptare tanimë mund të vlerësohet ‘me përvojë’ në raste të tilla, pasi që më parë rast i ngjashëm ka qenë me Migjen Bashën, i cili pasi morri përgjigje nga FIFA, e fitoi të drejtën për t’u paraqitur tek kuqezinjtë.
Megjithë pritjen e përgjigjes nga shtëpia botërore e futbollit, katërshja në fjalë do vazhdojë të stërvitet me ekipin, ndërsa afati i fundit i përgjigjes do të jetë deri 1 orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes kundër Sllovenisë që do të luhet më 6 shtator.