MAN UTD

REUTERS
Dështon transferi i Coentraos
3 September, 2013 @12:06
Fabio Coentrao do të vazhdojë të luaj edhe këtë stinor në Santiago Bernabeu, pas dështimit të transferimit të tij në Manchester United.
Djajtë e kuq nuk kanë arritur t’i kompletojnë dokumentacionet e nevojshme me kohë, pasi që afati kalimtar u përmbyll në mesnatë.
Megjithatë, ekipi i trajnerit David Moyes nuk ka mbetur ‘duarthatë’, pasi që në orët e fundit të afatit u kompletua transferimi i mesfushorit belg, Marouane Fellaini, nga Evertoni, për të cilin u pagua dëmshpërblim prej rreth 32 milionë eurove.