ROMA

REUTERS
Lazio pranon gabimin
2 September, 2013 @21:28
Shitja e Libor Kozak ka lënë Lazion pa sulmues rezervë, ndërsa drejtuesit e klubit kanë pranuar se janë ngutur me shitjen e tij.
Pas kalimit të tij për në Aston Villa, ata kanë menduar se është kryer puna me sulmuesin e Galatasarayit, Burak Yilmaz, por në fund, agjenti i lojtarit ka kërkuar 2 milionë euro për vete si shërbim - dhe marrëveshja ka rënë në ujë për momentin.
Në anën tjetër, kërkesa drejtuar Juventusit për Fabio Quagliarellan nuk po realizohet, derisa Juventus nuk e siguron Alberto Gilardinon nga Genoa.
Kurse Igli Tare ka kërkuar të intervenohet menjëherë dhe të blihet sulmuesi i PSV-së, Tim Matavz, por përgjigjja që i ka dhënë Tare gazetarëve romak pas bisedës me holandezët ka qenë: “S’ka gjasa.”
Vetëm edhe disa orë kanë mbetur deri në përfundim të afatit kalimtar, ndërsa mbetet të shihet se Tare, si drejtor sportiv që është a do të gjejë zgjidhje për sulmin lacial.