REKORD TRANSFERI I ARSENALIT

REUTERS
Mesut Ozil në Arsenal
2 September, 2013 @16:52
Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, pritet të jetë përforcimi më i shtrenjtë në histori të topçinjëve të Londrës.
Arsenal ka arritur marrëveshje 50 milionë euroshe me Real Madridin për shërbimet e mesfushorit ofanziv të klubit mbretëror, i cili ka përfunduar me sukses testet mjekësore në ndërkohë dhe shumë shpejtë pritet të prezentohet nga klubi londinez.
“Teknika dhe ndjenja për top, është ana ime turke e futbollit; Disciplina, përkushtimi dhe lufta deri në moment të fundit është pjesa gjermane e lojës sime,” kishte thënë njëherë Ozil, i cili ka prindër turq, por si i lindur dhe i rritur në Gjermani, ka pranuar të paraqitet për kombëtaren e kësaj të fundit.
Besohet se Real Madrid sadopak ka dashur që të mbulojë harxhimet për Gareth Bale, prandaj ka pranuar një ofertë të tillë të Arsenalit për ish mesfushorin e Werder Bremenit.