SEJDIU

BOROZANI/Erdis Driza
Gjyqtari prishi lojën
2 September, 2013 @16:23
Trepça 89 humbi dje derbin e gazit lotsjellës, lojës së dobët dhe reflektorëve. Të gjitha këto ishin karakteristika brenda dhe jashtë fushe që kanë të bëjnë me futbollin kosovar që u panë dje në derbin më të madh aktualisht të Kosovës në futboll ku u takuan dy herë kampioni i fundit, Prishtina dhe dy herë nënkampioni i fundit, Trepça 89.
“Ne erdhëm në Prishtinë për të mos humbur. Mirëpo, referimi tendencioz nuk na ka mundësuar këtë,” ka thënë ndër të tjera Sejdiu pas ndeshjes së djeshme.
Trepça 89 ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në 20 minutat e fundit të ndeshjes, kur deri atëherë njëri ndër lojtarët më të dalluar të tyre në lojë, Drilon Musa u përjashtua nga referi Bejtë Fejzullahu për shkak të dy kartonave të verdhë.