TRANSFERI

Eurosport
Man Utd paguan Herrerën!
2 September, 2013 @15:44
Raportet nga mediat angleze në ditën e fundit të afatit kalimtar veror thonë se Manchester United ka paguar dëmshpërblimin e Ander Herreras së Athletic Bilbaos.
David Moyes ka kohë që po kërkon mesfushorë por deri më sot nuk arriti të transferojë asnjë. Përveç Herreras, Moyes është duke e bërë edhe një tentim për ish lojtarin e tij në Everton, Marouane Fellaini.
Herrera 24 vjeçar ka qenë lojtari më i dalluar i Athletic Bilbaos në ndeshjen që pat eliminuar Manchester Unitedin dy stinorë më parë nga Europa League. Klauzola për lirimin e Herreras nga ekipi bask është 40 milionë euro.