GARETH BALE

REUTERS
Zyrtarisht i Realit
1 September, 2013 @23:26
Gareth Bale është lojtari më i ri i Real Madridit. Futbollisti uellsian ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare me klubin madrilen.
Pas dy muajsh negociatave, më në fund skuadrat Real Madrid dhe Tottenham arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta realizuar transferin e yllit 24 vjeçar për një çmim astronomik.
Megjithëse palët nuk e kanë publikuar zyrtarisht çmimin e dëmshpërblimit, sipas Press Association Sport mësohet sy dëmshpërblimi kap vlerën e 100 milionë eurove, që e bën këtë transfer më të shtrejtin në histori të futbollit.
“Kam kaluar gjashtë vite shumë të lumtura në Tottenham, por tani është koha e duhur për të thënë lamtumirë,” ka thënë Bale me rastin e transferimit të tij në Real.