WESTFALEN

Dortmund 100%
1 September, 2013 @19:53
Borussia Dortmund prej sot udhëheq e vetme në Bundesligë. Nxënësit e Jurgen Klopp kanë arritur të shënojnë fitore në derbin ndaj Eintracht Frankfurtit si mysafir 1-2 dhe me këtë fitore kanë mbetur ekipi i vetëm në ligën elite gjermane që pas katër xhirove kanë rekord të qindpërqindtë, katër fitore.
Njeriu i ndeshjes ka qenë mesfushori ofanziv armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili ka shënuar dy golat e milionerëve sot në Commerzbank Arena të Frankfurtit.
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së katërt.