REAL

Isco në top formë
1 September, 2013 @16:53
Mesfushori i talentuar Isco po tregon që është kryefjala e Real Madridit këtë stinor. Ai ka shënuar dy herë sot për të sigurar fitoren e madrilenëve në ndeshje ndaj baskëve të Athletic Bilbaos, 3-1.
Real Madrid ka qenë dukshëm më i mirë se kundërshtari gjatë gjithë ndeshjes dhe fitorja asnjëherë nuk ka ardhë në pyetje.
Edhe Cristiano Ronaldo është shënuar në listën e golashënuesve të sotëm, derisa sulmuesi françez, Karim Benzema ka regjistruar dy asistime në fitoren e ekipit të Carlo Ancelottit. Isco ka shënuar tre gola në tre xhirot e para të La Ligas, derisa Cristiano Ronaldo ia ka bërë sefte këtë stinor.