NAPOLI

REUTERS
Hamsik, i pandalshëm
31 August, 2013 @20:50
Napoli po vazhdon me formë të mirë. Sllovaku Marek Hamsik ka shënuar edhe dy gola këtë xhiro, derisa i ardhuri nga Real Madrid, Gonzalo Higuain, ka shënuar golin e tij të parë në Serie A për Napolin. Gjithashtu, edhe Jose Maria Callejon ka shënuar gol, që është i dyti për te në dy xhiro të Serie A-së.
Në pjesën e parë Napolit i bënte ballë sulmuesi Alberto Paloschi që pas çdo goli të napolitanëve barazonte për Chievon. Mirëpo, këtë gjë taktika e Rafael Benitezit e ndali në pjesën e dytë ku Napoli shënoi edhe dy gola për të konfirmuar fitoren e dytë në dy xhirot e para.
Për Chievon 90 minuta u paraqit Përparim Hetemaj, derisa për napolitanët ndeshjes ia nisi Valon Behrami, që u zëvendësua nga Blerim Xhemajli në minutën e 65-të të takimit.
Marek Hamsik pas dy xhirove në Serie A ka katër gola të shënuar derisa Jose Maria Callejon dy.