MATRI

REUTERS
Rikthimi në Milan
30 August, 2013 @14:20
Alessandro Matri është sulmues i ri i Milanit. Pasi që kaloi testet mjekësore dje, ai sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i rossonerëve. Borozani.com
Sipas Milan Channel, Matri i ka kushtuar atyre 11 milionë euro, sa i është paguar Juventus si dëmshpërblim.
Matri, që është rritur në akademinë e Milanit, i është huazuar disa herë Cagliarit, derisa këta të fundit nuk e blenë atë në korrik të vitit 2007 për 2.3 milionë euro.
Drejtuesit e Milanit kanë parë Matrin si zëvendësues të Giampaolo Pazzinit që sipas mjekëve të klubit mund të humb një pjesë të dukshme të stinorit për shkak të operimit të gjurit në muajin maj të këtij viti.