KUKËSI

Humbje dinjitoze
29 August, 2013 @21:12
Kukësianët janë përshëndetur denjësisht nga garat europiane sonte, duke humbur nga Trabzonspori 3-1 në Trabzon.
Kukësianët arritën të tregojnë edhe njëherë dëshirën e madhe për Europa League, duke kaluar në epërsi me anë të golit të Lazar Popovicit, por shumë shpejtë shpresat e tyre u shuan kur turqit barazauan e më vonë edhe fituan ndeshjen.
Kukësi ka arritur sukses historik duke arritur të kalojë tre xhiro kualifikuese, gjë që deri më sot asnjë ekip shqiptar nuk e ka bërë në Europë.
Kukësi ka eliminuar Flora Talin, Sarajevën dhe Metalurg Donetskun, para se të eliminohej nga Trabzoni, që ka vlerë 60 milionë euro, 30 herë më shumë se nënkampioni i Shqipërisë.
Video
Trabzonspor-Kukësi
Golat nga ndeshja