RIBERY

REUTERS
Më i miri në Europë
29 August, 2013 @19:13
Franck Bilal Ribery, françezi 30 vjeçar, mesfushor i krahut të Bayern Munchenit është shpallur lojtar i vitit në Europë për stinorin 2012/13, në votimin e mbajtur në Monaco pak më parë.
Ai ka mposhtur në konkurrencë dy super futbollistët e Barcelonës dhe Real Madridit, Lionel Messi gjegjësisht, Cristiano Ronaldo.
Ribery i është falenderuar të pranishmëve për votat dhe ka premtuar suksese të reja me klubin e tij gjatë fjalimit të shkurtër të tij, pas emërimit si lojtari më i mirë europian i stinorit 2012/13.