BLUE

REUTERS
Eto’o te Chelsea
29 August, 2013 @17:43
Sulmuesi këmbëshpejtë kamerunas, Samuel Eto’o, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Chelsean.
Pas dy viteve të kaluara në Anzhi të Rusisë, ku ishte futbollisti më i paguar në botë, me rrogë vjetore prej 20 milionë euro, Eto’o ka kërkuar angazhim diku tjetër për shkak se kreu i klubit rus kishte vendosur të mos harxhonte më para te yjet por të krijonte talentë.
“Jam i lumtur që po i ribashkohem Mourinhos, ndërsa cilësitë e Chelseat dihen tashmë,” ka thënë Eto’o gjatë prezentimit të tij.
Eto’o më parë ka luajtur për Barcelonën, Real Madridin, Mallorcën dhe Interin, prej ku kaloi te ekipi nga regjioni i Dagestanit në Rusi, Anzhi.