HOTSPURS
REUTERS
Edhe Erik Lamela në Tottenham
29 August, 2013 @10:04
Sulmuesi i talentuar argjentinas, Erik Lamela, që shpërtheu stinorin e kaluar në Serie A duke shënuar 15 gola për Romën, ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspurs nga Londra.
Kështu kanë njoftuar mediat angleze sot, duke bërë të ditur se transferi i Lamelës i ka kushtuar Tottenhamit 30 milionë euro, ndërsa nëse ai tregon performancat e kërkuara do t’i pagohen edhe 5 milionë euro shtesë skuadrës së Romës.
Tottenham aktualisht është në bisedime edhe me mesfushorin e shumëvlerësuar të Ajaxit, Cristian Eriksen.
Me transferimin e Lamelës 21 vjeçar, Tottenham ka regjistruar transferin e pestë të afatit kalimtar veror para shitjes definitive të Gareth Bale për në Real Madrid.
Më parë për Tottenhamin nënshkruan: Paulinho, Naser Chadli, Ettiene Capoue dhe Roberto Soldado.