KAKA

REUTERS
“Liromëni”
30 August, 2013 @12:22
Mesfushori brazilian, Kaka, që shënoi dy gola në miqësoren e djeshme të Real Madridit ndaj Deportivo La Corunas, ka kërkuar që të largohet nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar. Borozani.com
“Dua të largohem. Kjo është gjëja më e mirë për mua dhe për klubin. Dua të zgjidh çështjen para të hënës,” ka thënë Kaka, raporton kanali televiziv Eurosport.
Kaka 31 vjeçar, iu bashkua radhëve të madrilenëve në vitin 2009 për rekord transferin e atëhershëm prej 65 milionë eurove.
Lëndimet e shumta që e përcollën, nuk e lanë atë asnjëherë të tregojë për Real Madridin se çka bënte në Milan.
Ndërsa tash rikthimi në Milan duket zgjidhja e tij më e mirë, pasi që rossonerët janë në proces të shitjes së Kevin-Prince Boatengut sot. Kaka ka qenë i ndërlidhur edhe me disa klube nga Brazili dhe liga amerikane, MLS. Të hënën është dita e fundit e afatit kalimtar në Europë.