TRANSFERI

REUTERS
Princi në Schalke
30 August, 2013 @12:09
Skuadra gjermane Schalke 04 është duke e bërë transferin e vitit. Mbretërit e kaltër kanë afruar marrëveshjen me mesfushorin që i siguroi Milanit Ligën e Kampionëve, Kevin-Prince Boateng.
“Schalke është duke planifikuar nënshkrimin e Kevin-Prince Boatengut. Ai ka arritur te ne për testet mjekësore,” shkruan në njoftimin zyrtar të Schalkes sot.
Ganezi 26 vjeçar, i lindur në Gjermani që ka bërë karrierë në Hertha Berlin, Portsmouth dhe Tottenham para se të kalojë në Milan, nuk do të mungojë nga Liga e Kampionëve, pasi që Schalke është kualifikuar duke e mposhtur PAOK-un e Greqisë 4-3 me rezultat të përgjithshëm.
Schalke gjendet në një grup me Chelsean, Baselin dhe Steauan, ndërsa shuma e transferit të mundshëm nuk është bërë e ditur nga mediat ende.