VENDASIT E PAMËSHIRSHËM
REUTERS
Xhaka asiston në fitore
31 August, 2013 @17:21
Granit Xhaka ka asistuar në golin e parë të ekipit të tij sot të shënuar nga Juan Arango, gol ky që ka hapur serinë e golave të Borussia Monchengladbachut të cilët në fund mposhtën Werder Bremenin, 4-1.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e skuadrës së Xhakës, ku prishtinasi ka luajtur nga fillimi i ndeshjes dhe përveç asistimit ka marrë edhe një karton të verdhë në ndeshje.
Në ndeshjet tjera të sotme, Hamburg, ka regjistruar fitoren e parë të këtij stinori ndaj Eintracht Braunschweingut të dobët, që ka humbur edhe ndeshjen e katërt me radhë në Bundesligë, prej se erdhi nga Bundesliga 2.
Wolfsburg mposhti Herthan 2-0, ndërsa Hannover ndali Mainzit që deri më tani kishte të gjitha fitore, duke e mposhtur thellë, 4-1.
Rezultatet dhe tabela aktuale.