CITY

foot365.com
Negredo çel rrugë për fitore
31 August, 2013 @15:56
Vetëm futja në lojë e sulmuesit të ri spanjoll të Manchester Cityt, Alvaro Negredo, ka hapur rrugën për gol ekipit të tij. Borozani.com
Përkundër insistimit, djelmoshat e Manuel Pellegrinit nuk kanë arritur të gjejnë rrugën drejt golit në pjesën e parë. Futja e Negredos në vend të Edin Dzekos në pjesën e dytë ka qenë zgjidhje që ka dhënë rezultat, kur spanjolli shënoi pas 20 minutave të kaluara në lojë.
Krejt në fund lojtari më i paguar i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij për të regjistruar fitoren e dytë në kampionat.
FAKT:
Ky është goli i parë i Alvaro Negredos në Premier League, prej se u transferuar nga Sevilla gjatë kësaj vere. |