SCHALKE

Foot Planet
Me Boatengun arrin fitorja e parë
31 August, 2013 @21:11
Kevin-Prince Boateng ka qenë me fat për Schalken. Futbollisti i deridjeshëm i Milanit, menjëherë ka hyrë në formacionin startues të ekipit gjerman në ndeshjen e sotme - dhe Schalke ka arritur të shënojë fitoren e parë në Bundesligë këtë stinor duke e mposhtur Bayer Leverkusenin në derbin e xhiros 2-0.
Golashënues për ekipin e Jens Kellerit kanë qenë Marco Hoger dhe Jeferson Farfan - që kanë shënuar nga një gol për pjesëlojë.
Në anën tjetër Bayer Leverkusen që në tre xhirot e para ka pasur rekord perfekt, prej tre ndeshjeve tre fitore, është ndalur me këtë humbje - pasi që ekipi i udhëhequr nga ylli i futbollit finlandez, Sammi Hyypia nuk ka arritur assesi të gjente rrjetën e Timo Hildebrandit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.