LIVERPOOL

REUTERS
Sturridge, mposht të gjithë
1 September, 2013 @17:08
Të tre fitoret Liverpool i ka shënuar me rezultat identik, 1-0 dhe golashënues ka qenë Sturridge. Ai ka festuar ditëlindjen e tij të 24-të sot në mënyrën më të mirë të mundshme, pas asistimit të Daniel Aggerit në minutën e katërt të ndeshjes.
Manchester United ka pasur rastet e veta me Robin Van Persien, si goditja me gërshërë dhe një goditje pak para fundit të ndeshjes që përfundoi jashtë porte.
Kjo ka qenë humbja e parë e Manchester Unitedit në 14 udhëtimet e fundit. Ndërsa vetëm e dyta në 15-të ndeshje e Liverpoolit, pa pranuar gol nga Manchester United. Futbollisti i ndeshjes së sotme është zgjedhur mbrojtësi sllovak i Liverpoolit, Martin Skrtel.
Liverpool është aktualisht ekipi i vetëm në Premier League me rekord perfekt, tre ndeshje - tre fitore.
Rezultatet dhe tabela aktuale.