ARSENAL

REUTERS
Wenger din dhe ia del
1 September, 2013 @19:03
Arsenal ka fituar derbin e Londrës veriore duke e mposhtur rivalin e përbetuar, Tottenham, 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi françez, Olivier Giroud.
Arsenal dominoi në të shumtën e rasteve, derisa në pjesën e dytë Tottenham mundohej për të bërë diçka më shumë, por përkundër rasteve - gol nuk kishte.
Në atë kohë, Wenger iu koncentrua kundërsulmeve të shpejta që i udhëhiqte Tomas Rosicky e tentonte t’i kryej Theo ëalcott.
Në fund, fitore e merituar e Arsenalit, derisa Wenger del fitues përsëri përballë kritikëve. I rikthyeri, Mathieu Flamini, luajti sot, derisa Tottenham që bëri shtatë transfere gjatë verës, me shumicën e tyre në fushë, regjistroi humbjen e parë të pikëve këtë stinor, pas dy fitoreve me radhë.