KOSOVARI

Etrit Berisha përshëndetet me gol
2 September, 2013 @12:00
Portieri kosovar i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është përshëndetur me gol nga skuadra e tij Kalmar dje. Ai ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij ndaj Halmstad nga penalltia në minutën e 68-të të takimit për t’i dhënë tre pikë të reja tani më ish skuadrës së tij.
Edhe faqja zyrtare e klubit të tij të deritashëm, Kalmar, ka publikuar njoftimin se Berisha po kalon në Serie A te skuadra e kaltër e kryeqytetit, Lazio.
“Ka qenë nder për mua të luaj në një klub si Kalmar,” ka thënë ndër të tjera Berisha në prononcimin e tij zyrtar për faqen e klubit.
Berisha 24 vjeçar, pat kaluar në kampionatin suedez në vitin 2008 nga 2 Korriku i Prishtinës. Ai në Kalmar ka bartur fanellën me numër 99, ndërsa ky ka qenë goli i dytë i tij i shënuar në kampionatin suedez dhe i fundit për këtë stinor.