FRANCË

Monaco Officiel
Për 4 xhiro, Monaco lider
2 September, 2013 @11:18
Vetëm katër xhiro në Ligue 1 u deshën që ekipi i ardhur nga Ligue 2, Monaco, t’i tregojë dhëmbët dhe të del në vendin e parë të tabelës.
Monaco mbrëmë ia prishti serinë e pamposhtshmërisë Olympique Marseille-it në Velodrome, duke e mposhtur 1-2, pasi që marsejezët ishin në epërsi 1-0.
Radamel Falcao dhe Emmanuel Riviere ishin golashënues për ekipin e Claudio Ranierit, që me fitore kaluan në vend të parë të ligës elite në Francë. Riviere shënoi golin e pestë këtë stinor në katër ndeshjes, derisa Falcao të dytin.
Marseille pësoi për herë të parë pas 16 ndeshjeve në Ligue 1, ndërsa nuk bën pa e përmendur performancën e Andre Ayeëit në ndeshjen e mbrëmshme i cili ka qenë i pandalshëm nga mbrojtja e Monacos.
Gjithashtu, Falcao i ka treguar dy anë të tij mbrëmë. Në pjesën e parë i bllokuar nga mbrojtja marsejeze - Falcaos as që iu dëgjua zëri, por në pjesën e dytë shpërtheu si tigër i vërtetë, për t’ia nisur përmbysjes në Velodrome, derisa pësoi edhe lëndim. Edhe Jeremy Toulalan i Monacos u lëndua.