BARÇA

REUTERS
Messi me hat-trick
2 September, 2013 @8:22
Derbi i xhiros së tretë të La Ligas në Mestalla ku Valencia priti kampionin Barcelona, ka kaluar në shenjë të futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi.
Argjentinasi që ishte i lënduar javën e kaluar është rikthyer në formën e tij më të mirë, duke shënuar hat-trick në fitoren e Barcelonës.
Dy herë kombinimi ka qenë i njejtë, Sergio Busquets vjedh top në mes, shpejtë luan te Cesc Fabregasi i cili gjen diku Messin për gol. Herën e tretë Messi pranoi krosimin e Neymarit, sa për të demantuar se sulmi jugamerikan i Barcelonës nuk do të funksionojë.
Mirëpo, Valencia nuk ra në gjumë. Përkundër, ata reaguan shpejtë në pjesën e parë dhe në minutën e 45-të me sulmuesin e ri të tyre dhe me përvojë, Helder Postiga, që me volej të mrekullueshëm dhe pastaj edhe një gol nga afërsia - mundësoi që pjesa e parë të kryhet 2-3!
Ky rezultat mbeti deri në fund të takimit, përkundër insistimit të Valencias.