KAKA

REUTERS
Rikthehet në Milan
2 September, 2013 @7:50
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, dha sinjalet e para mbrëmë se marrëveshja është arritur për rikthimin e Ricardo Kaka-së në Milan.
Mesfushori brazilian, që assesi nuk u komponua në Real Madrid për shkak të lëndimit dhe konkurrencës pritet që sot të kthehet zyrtarisht në Milan, njoftojnë mediat italiane.
“E di se Adriano Galliani është në Madrid për të kthyer Kakanë në San Siro,” ka thënë ndër të tjera mbrëmë pas fitores ndaj Cagliarit, trajneri Allegri.
Milan ditë më parë ka larguar 10-shen e skuadrës Kevin Prince Boateng, që shkoi në Schalke, ndërsa vendin e mbetur bosh pritet ta zëvendësojë me ish futbollistin e saj që pat shkuar si rekord transfer në kryeqytetin spanjoll, vite më parë.