REKORD TRANSFERI

REUTERS
Prezentohet Bale
2 September, 2013 @15:26
Saga verore përfundoi. Gareth Bale u zyrtarizua dhe pak më parë u prezentua me fanellë të Real Madridit në Santiago Bernabeu. Ekipi që e shiti futbollistin, Tottenham, tha se ka pranuar 100 milionë euro për ta lëshuar lojtarin uellsian, që pas Mark Hughes bëhet uellsiani i parë në La Liga të Spanjës.
‘Galaktiku’ i fundit 24 vjeçar ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me skuadrën e Real Madridit, nëntë herë kampion të Europës.
Gareth Bale pritet të luaj në anë të kundërt të Cristiano Ronaldos dhe me Karim Benzemanë në sulm të gjithë madrilenët presin që ta rimarrin titullin e kampionit nga rivali Barcelona.
Debutimi i Gareth Bale për Real Madridin pritet të bëhet më 14 shtator ndaj Villarealit, që ka nisur stinorin në mënyrën më të mirë - të gjitha fitore deri më tani.