SULMUESI

Mehmeti në dyshim për kombëtaren
2 September, 2013 @12:22
Sulmuesi i ri i kombëtares shqiptare, Agon Mehmeti, që pritet të debutojë me kombëtaren shqiptare ndaj Sllovenisë ose Islandës, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje.
Kjo, pasi që në ndeshjen e mbrëmshme ai u lëndua pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtar të Maritimos. Ai u dërgua menjëherë në spital për trajtim të mëtutjeshëm dhe u lëshua në shtëpi më vonë, mirëpo ende nuk ka njoftim nëse do të jetë i gatshëm për t’i shërbyer në dy ndeshje tejet të rëndësishme, Gianni De Biasit në kombëtaren shqiptare.