LIDERI

REUTERS
Tre përforcime te Liverpool
2 September, 2013 @15:58
Lideri i Premier League-së angleze, Liverpool, që ka arritur në këtë pozitë për herë të parë pas 19 viteve, ka kryer tre përforcime të shpejta në përfundim të afatit kalimtar të futbollistëve.
Tiago Ilori, mbrojtësi 20 vjeçar portugez, ka ardhë nga Sporting Lisbona për afro 10 milionë euro, mesfushori Mamadou Sakho nga Paris St Germain për 20 milionë euro dhe krah sulmuesi i Chelseat si huazim, Victor Moses.
Liverpool në startin më të mirë të dy dekadave të fundit, ka shënuar tre fitore me rezultat 1-0, ndërsa në të gjitha ndeshjet golin e vetëm për skuadrën e ka shënuar sulmuei Daniel Sturridge.