WALES

REUTERS
Cardiff blen sulmues me përvojë
2 September, 2013 @21:09
Sulmuesi 32 vjeçar i West Bromwich Albionit, Peter Odemwingie, është futbollist i ri i Cardiff Cityt, kanë njoftuar sonte mediat angleze.
Odemwingie që është një sulmues i rrezikshëm para portave kundërshtare dhe dallohet me karakteristikën se mund të shutojë efektivisht me të dyja këmbët.
Cardiff City është skuadra e dytë nga Uellsi që merr pjesë në Premier League të Anglisë. Skuadra e Cardiffit deri më tani ka bërë befasinë më të madhe në Premier League, duke mposhtur nënkampionin Manchester City një xhiro më parë.