KOSOVË

BOROZANI/Erdis Driza
Derbi lotsjellës
2 September, 2013 @17:51
Fotografia më së miri flet se në çfarë gjendje ka qenë numri i madh i publikut në ndeshjen e djeshme Prishtina - Trepça ‘89.
Disa tifozë të paidentifikuar, që sipas policisë janë prishtinas, hodhën gaz lotsjellës në afër tribunës ku qëndronin tifozët mitrovicas.
Mijëra persona në ulëset e stadiumit të qytetit u desht të dalin nga fusha nën lot e kollitje. Përveç publikut, ku kishte edhe fëmijë e femra, kjo ndikoi edhe te futbollistët që gjindeshin në atë pjesë të fushës. Derbi Prishtina-Trepça’89 mblodhi afro 3 mijë e 500 shikues në ndeshje.
Me golin e Azem Ahmetit Prishtina fitoi derbin.