VILLA PARK

REUTERS
Aston Villa merr sulmuesin e Lazios
2 September, 2013 @20:56
Skuadra Aston Villa ka përforcuar sulmin në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ata kanë arritur të sigurojnë shërbimet e sulmuesit korpulent çek të Lazios, Libor Kozak.
Sipas njoftimit nga BBC, Lazio ka përfituar afro 10 milionë euro nga dëmshpërblimi i lojtarit, derisa Kozak ka shkuar menjëherë për në Londër për të nënshkruar kontratën e tij me Aston Villën.
Skuadra nga Birmingham, që befasoi në xhiron e parë të kampionatit Arsenalin, ka në sulm edhe talentin belg, Christian Benteke.