TARE

Transferi ishte i pamundur
3 September, 2013 @19:59
Drejtuesi shqiptar i skuadrës së Lazios, Igli Tare, ka folur për dështimin e transferimit të sulmuesit turk të Galatasarayit, Burak Yilmaz.
Ekipi nga Serie A, megjithëse ishte në bisedime një kohë të gjatë me Galatasarayin dhe menaxherin e futbollistit, nuk arriti ta përfundojë me sukses këtë transfer.
“I kuptoj tifozët të cilët u zgjënjyen për rastin e Burakit. Mirëpo për ta marrë atë kemi bërë gjithçka që është e mundur. Nuk ishte lehtë. Një menaxher nuk guxon të ndikojë në të ardhmen e klientit të tij. Për ta bërë këtë transfer duhej që t’i plotësonim dëshirat e atij menaxheri. Kjo ishte e pamundur,” tha Tare për Lazio Style Radio.
Siç dihej, transferimi i Burak Yilmazit në Lazio dështoi pasi menaxheri i lojtarit kërkoi 2 milionë euro vete që ta kompletojë transferimin.