MOURINHO

REUTERS
Ozil është më i miri!
4 September, 2013 @10:12
Në tre vitet e fundit që të dy janë djersitur për të arritur suksese në Real Madrid, ndërsa tani karriera e tyre do të vazhdojë në Premier League.
Është fjala për ish trajnerin e madrilenëve, Jose Mourinho, i cili tanimë po e drejton Chelsean, dhe mesfushorin gjermano-turk, Mesut Ozil, që u transferua te rivali lokal i Chelseat, Arsenal.
Tekniku portugez ka lëvduar ish lojtarin e tij, derisa e krahasoi atë me yjet si Luis Figo dhe Zinedine Zidane.
“Ai është një futbollist i paparë. Nuk ka një tjetër kopje të tij. Sigurisht, duke i përjashtuar kopjet e këqija. Ai është 10-shi më i mirë në botë. Vizioni i tij i futbollit dhe vendime e tij i ka lehtësuar shumë gjëra, si për mua, ashtu edhe për bashkëlojtarët e tij. Të gjithë e duan atë dhe ai ka një përzierje të Luis Figos dhe Zinedine Zidane-it në vete,” tha Mou.
Special One në fund shtoi se klubi i tij ka refuzuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin Demba Ba, pasi që me transferimin e Ozilit, Arsenalin e ka bërë njërin prej kandidatëve për titull në Premier League.