NEYMAR

Për pak në Real
5 September, 2013 @10:26
Përforcimi i ri i Barcelonës, Neymar, në vitin 2006 për pak sa nuk ka përfunduar në Real Madrid.
Ekipi madrilen në atë kohë e kishte provuar yllin brazilian, mirëpo marrëveshja nuk ishte arritur për shkak të 60 mijë eurove.
Sipas të përditshmes spanjolle, AS, e cila është e njohur me afërsinë e saj me Real Madridin, thuhet se Neymar si 14 vjeçar ka udhëtuar në Spanjë dhe është testuar në ekipin e të rinjëve të Realit.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka negociuar me babain e Neymarit, Wagner Ribeiro, mirëpo nuk është pajtuar që të paguaj 60 mijë euro për një djalosh 14 vjeçar.
Real Madridi, i cili në atë kohë refuzoi 60 mijë euro për Neymarin, në tre stinorët e fundit është munduar së tepërmi për ta transferuar brazilianin, mirëpo ai në afatin kalimtar të kësaj vere u transferua në Barcelonë për 57 milionë euro.
E përditshmja AS, po ashtu ka publikuar edhe dokumentin nga federata spanjolle, me të cilin Neymar ka pasur të drejtën e lojës me ekipin e të rinjëve të Realit.