KAÇE
Kaçe shënon në fitore
3 March, 2013 @18:37
Mesfushori shqiptar i PAOK-ut të Athinës, Ergys Kaçe, ka qenë njeriu që e ka hapur serinë e golave për ekipin e tij sot.
Ai ka shënuar golin e parë për ekipin e tij në minutën e 31-të të ndeshjes, që ka fituar me rezultat 4-2 në fund.
Korçari Kaçe 21 vjeç ka qenë temë e muajit të kaluar pasi që refuzoi ftesën e kombëtares shqiptare duke e shikuar mundësinë që të paiset me pasaportë greke.
Federata Shqiptare e Futbollit pastaj ka marrë vendim se çdo futbollist që refuzon ftesën e kombëtares për herë të parë, nuk do të ketë të drejtë të luaj asnjëherë më me fanellat kuqezi.
PAOK gjindet në vendin e tretë të elitës greke të futbollit me 46 pikë, një më pak se Asteras Tripolis, që është në vendin e dytë.