Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZVICËR

Sadiku shpëton Luganon

aargauerzeitung.ch

Sadiku shpëton Luganon


3 March, 2013 @18:06

Sulmuesi i ri shqiptar, Armando Sadiku i ka sjellë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij, Lugano, sot.

Sadiku 21 vjeçar ka shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në minutën e 16-të të ndeshjes në stadiumin Maladiere të Biel-Biennes nga Neuchateli, që i ka sjellë fitoren dhe tre pikë Luganos. 

Me këtë fitore Lugano ka dalë prej vendit të tetë në vendin e gjashtë të Challenge League (liga e dytë profesionale zvicerane) duke i barazuar pikët me kundërshtarin e sotshëm në 27 sosh. 

Goli i shënuar sot nga lojtari i përfaqësueses shqiptare ka qenë goli i tij i 13-të në Challenge Leauge në fanellë të Luganos. 


 
Të gjitha lajmet nga International