Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Interi senzacional

REUTERS/Stefano Rellandini

Interi senzacional


3 March, 2013 @17:05

Dy gola të shpejtë të Catanias ndaj Interit, kanë shtagur neroazzurrët sot në stadiumin Angelo Massimino të Catanias. 

Gonzalo Bergessio dhe Giovanni Marchese kanë shënuar brenda 20 minutave të para të ndeshjes për rezultat fantastik të vendasve. Mirëpo, në pjesën e dytë në fushë ka qenë një Inter më kërkues që ka arritur të shënojë tre herë, ku goli i fundit në minutën e fundit të ndeshjes për të përmbysur epërsinë e vendasve dhe fituar tre pikë shumë të rëndësishme. 

Sulmuesi argjentias i ardhur nga Genoa, Rodrigo Palacio, ka qenë njeriu i rikthimit të ekipit të Andrea Stramaccionit, i cili ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Ricardo Alvarez, ndërsa ka shënuar dy golat e tjerë. 

Me këtë fitore Inter ka kaluar në vendin e katërt me pikë të njejta me Lazion (47), por me golaverazh më të mirë. 

Bogdani 45 minuta, Mustafi asnjë

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erion Bogdani ka qenë në fushë gjatë tërë pjesës së dytë për Sienan, por nuk ka arritur të bëj diçka më shumë për të shmangur humbjen e ekipit të tij. Siena është mposhtur si vendas nga Atalanta 0-2. 

Futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, që luan me Sampdorian, nuk është paraqitur fare në fitoren e xhenovezëve prej 1-0 ndaj Parmës. Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar senzacioni i ri i Serie A-së, Mauro Iccardi. 



SERIE A, SOT

Catania - Inter 2-3
Siena - Atalanta 0-2
Sampdoria - Parma 1-0
Bologna - Cagliari 3-0
Torino - Palermo 0-0
Fiorentina - Chievo 2-1
Pescara - Udinese 0-1

 
Të gjitha lajmet nga Serie A