DRONI NË STADIUM
Kaluan dy vjet
14 October, 2016 @10:21
Sot janë bërë 2 vite prej tmerrit të përjetuar për futbollistët kuqezi në Beograd në ndeshjen Serbi - Shqipëri, që u ndërpre.
Një dron i lëshuar në stadiumin e Beogradit me flamurin e trojeve të bashkuara shqiptare dhe me figurat historike shqiptare, kishte shkaktuar trazira të papara në fushë dhe në tribuna, ndërsa futbollistët e kombëtares shqiptare menzi kishin shpëtuar lëkurën e tyre.
UEFA ia kishte dhënë fitoren Serbisë në tavolinë, 3-0, mirëpo, pas ankesës së FSHF-së në CAS, këta të fundit ia dhanë fitoren Shqipërisë, 3-0.
Këto tri pikë, më vonë janë treguar vendimtare që Shqipëria për herë të parë në histori të saj të kualifikohet për në Kampionatin Europian “Franca 2016”.