STAMFORD BRIDGE
Chelsea dhe Nike, arrihet marrëveshja
13 October, 2016 @15:32
Ashtu siç u spekulua që nga muaji maj, Chelsea dhe Nike kanë arritur marrëveshje sponzorizimi.
Fanellat e Chelseat që nga sezoni i ardhshëm 2017/2018 do ta mbajnë firmën amerikane “Nike”, ndërsa marrëveshja e arritur do të thotë që Chelsea do të argëtojë 60 milionë funte në vit nga Nike. Me marrëveshjen e re, Chelsea bëhet skuadra e dytë me marrëveshjen më të shtrenjtë sa i përket fanellave në Angli. Listës i prin Manchester United, që përfiton 75 milionë funte në vit nga Adidas.
Që ta nis sezonin me fanella Nike, Chelseat i duhet shkëputja e kontratës momentale me Adidasin dhe kjo shkëputje do t’i kushtojë 30 milionë funte, por që megjithatë mbetet ekonomikisht e favorshme, pasi që me Nike-n Chelsea do të përfitojë pothuajse dyfish më shumë sesa që po fiton tani me Adidasin.