DRENAS

BOROZANI/D.S.
Kampioni bën goditjet e radhës
19 July, 2015 @20:44
Kampioni i Kosovës, Ferronikeli, nuk ka të ndalur. Ekipi i Gani Sejdiut sot ka zyrtarizuar përmes Facebookut, tre përforcime të dëshmuara për edicionin e ri.
Flamur Neziri, portier i Besës, Ibrahim Peci, kapiten i Trepçës’89 dhe Mevlan Zeka, sulmues premtues i Vëllaznimit - janë lojtarët e ri të skuadrës kampione nga Drenasi.
Kampioni gjithashtu ka shkruar se asgjë nuk do të përfundojë me kaq, pasi që nesër mund të jetë ditë vendimtare për goditjen ‘bombë’ me supertransferin e vitit.
Derisa Ferronikeli paralajmëron surprizë për ‘bombën’ mediat shkruajnë se ai mund të jetë katër herë lojtari më i mirë i Kosovës në futboll, Mentor Zhdrella, që ende nuk ka vazhduar kontratën me Prishtinën.