LIVERPOOL

REUTERS/Arkiv
Misioni Benteke, përfundon
19 July, 2015 @12:06
Christian Benteke, sulmuesi belg i Aston Villës, është 48 orë para zyrtarizimit si lojtar i ri i Liverpoolit.
Para pak minutash mediat britanike kanë raportuar se janë finalizuar të gjitha nënshkrimet dhe marrëveshjet kontraktuale ndërmjet Liverpoolit dhe Aston Villës, për lojtarin në fjalë.
Benteke do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i blerë në histori të Liverpoolit, me 32.5 milionë funta, pas Andy Carrollit, që i kishte kushtuar 35 milionë funta ekipit nga Anfield Road.
Ai pritet të kryejë testet mjekësore më së voni nesër te Liverpool.