Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Kampioni e mbyllë stinorin me fitore

Lewandowski duke festuar golin e tij të 41-të këtë stinor. Foto: FC Bayern

Kampioni e mbyllë stinorin me fitore


22 May, 2021 @17:48

Kampioni i Bundesligas, Bayern Munichi, ka mposhtur Ausburgin me rezultatin 5-2 në një ndeshje pa shumë histori, pasi që asnjëra prej skuadrave nuk varej nga kjo ndeshje.

Në pjesën e parë u shënuan plot 4 gola, të gjitha për Bayernin. Gouweleeuw shënoi autogol në minutën e 9’, ndërsa Bayerni gjeti rrjetën edhe 3 herë të tjera (Gnabry, 23’; Kimmich, 33’ dhe Coman, 43’). Ausburgi humbi edhe një penallti, kur goditja e Caligurit u prit nga Neueri.

Në pjesën e dytë, Ausburgi ngushtoi rezultatin në 4-2 përmes Hahnit dhe Niederlechnerit në minutat 67’ dhe 72’, ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi i zakonshmi Lewandowski në minutën e 90’. Për Lewandowskin ky ishte goli i 41 këtë stinor, njëkohësisht dhe rekordi për më së shumti gola të shënuar në një stinor në Bundesliga.

Bayerni këtë stinor e mbylli si kampion për të nëntën herë radhazi, ndërsa Ausburgi nuk arriti të bënte më mirë se vendi i 13.

TABELA PËRFUNDIMTARE

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga